Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka folur rreth gjendjes me pandeminë në komunën që ai udhëheq, shkruan GazetaBlic.Muharremaj, ka theksuar se duhet të bëhet sa më parë vaksinimi i qytetarëve, në mënyrë që, sipas tij, qytetarët të vazhdojnë punën.
Muharremaj: Jemi për hapjen e dasmave, duke respektuar masat Anticovid

Ai shton, se janë pro hapjes së gastronomisë dhe dasmave.
“Në Suharekë numri i rasteve me Covid-19 është në rënje, në bazë të kërkesave të qytetarëve të gjithë kërkojnë me u hap me punu, normal duke respektuar masat. Duhet të bëhet sa më parë vaksinimi i qytetarëve, pra ne jemi për me u kanë të hapur edhe në gastronomi edhe në dasma”, ka thënë Muharremaj në Kanal 10.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

