PRIZRENI ME RAJON

Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here me reshje shiu

Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here me reshje shiu
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Mars 2026, 07:48

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti në vend gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht i vranët, i shoqëruar herë pas here me reshje shiu.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 5 deri në 7 gradë Celsius.

Ndërkohë, era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Autoritetet meteorologjike rekomandojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika