Sot, në Kosovë do të jetë mot mjaft jo-sabil, me erëra lokale të forta, nganjëherë edhe reshje e rrebeshe shiu që mund të shoqërohen edhe me ndonjë bubullimë.
Reshjet do të jenë të karakterit lokal, ndërsa do të vazhdojnë temperaturat e larta për këtë periudhë kohore. Për shkak të erërave, vranësirave e rigave të shiut do të ndjehet ajri më i freskët se temperatura reale.
Era do të fryjë nga kuadrati i juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h! Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C.
Ndërsa të hënën moti pritet të jete me vranësira e reshje të herëpashershme, lokale shiu. Reshje bore do të ketë vetëm në majatë e larta të maleve.