Përfaqësues të Komisionit të Përbashkët për Zbatimin (JIC) të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë takuar me homologët e tyre nga Forcat e Armatosura të Serbisë (FAS), në kampin “Film City” në Prishtinë.
Lajmi është bërë i ditur nga KFOR-i përmes një njoftimi, ku thuhet se marrëveshjet dhe rregullimet aktuale vazhdojnë të dëshmojnë se përbëjnë një kornizë të qëndrueshme për bashkëpunim dhe koordinim ndërmjet palëve.
Sipas KFOR-it, përmes Komisionit të Përbashkët për Zbatimin, KFOR-i dhe Forcat e Armatosura të Serbisë mbajnë marrëdhënie të bazuara në profesionalizëm dhe respekt të ndërsjellë, duke mundësuar komunikim transparent dhe në kohë për të gjitha çështjet që lidhen me Vijën Kufitare Administrative (ABL) dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake (MTA).
Në njoftim, KFOR-i ka ritheksuar përkushtimin për përmbushjen e plotë dhe të paanshme të mandatit të tij, të përcaktuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1999.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.