PRIZRENI ME RAJON

Moti në fundjavë me kthjellime, gjatë javës së ardhshme priten të reshura shiu, e bore në vise malore

Moti në fundjavë me kthjellime, gjatë javës së ardhshme priten të reshura shiu, e bore në vise malore
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Janar 2023, 00:01

Sipas Prishtina Weather, në mëngjes ngrica e mundësi për mjegull. Javën e ardhshme të reshura shiu, e bore më shumë në vise malore.

Ditëve të fundjavës ndotësit ajror mbesin në koncentrime të rritura, me indeks të cilësisë së ajrit në vlera të dobëta e shumë të dobëta. Nga dita e hënë erërat që pritet të frynë, shpërndajnë ndotësit ajror, e indeksi kalon edhe në vlera të pranueshme apo edhe të mira.

7.01 – Kthjellët e me diell. Mjegull/mjegullinë në mëngjes.
8.01 – Kthjellime dhe diell. Ultësirave mundësi për mjegull në mëngjes.
9.01 – Vransirat shtohen gjatë ditës, e deri në mbrëmje priten reshje shiu.
10.01 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me shi. Në vise malore priten reshje bore. Në mbrëmje reshjet e shiut vende-vende shndërrohen apo përzien me reshje bore.
11.01 – Shtim i vransirave. Deri në mbrëmje priten edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -2C e 3C, e ato maksimale gradualisht zbresin përreth vlerave mesatare, nga 8C deri në 5C.

Qetësitë do të jenë më dominuese në fundjavë, e nga dita e hënë frynë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 4-9m/s, e ditën e martë ndryshon drejtimin në veriperëndim.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, e në fillim të javës pëson rënie.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika