Policia në Pejë i ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, për shkak të motit të ftohtë dhe rrugëve me ngrica, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Për tё parandaluar aksidentet ne komunikacion APELOJMË, tek tё gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion ti përshtaten kushteve te rrugëve dhe shenjave tё trafikut”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Policisë.
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, apelon tek tё gjithё pjesëmarrësit nё komunikacion, tё kenë kujdes tё shtuar gjatё lëvizjeve me automjetet e tyre, pasi qё jemi nё sezonin dimёror dhe
sipas institutit meteorologjik tё Kosovёs, ёshtё duke mbretëruar mot i ftohtё, dhe nё rrugё ka ngrica, gjendje e cili do tё vazhdoj edhe ditёt ne vijim, andaj pёr tё parandaluar aksidentet ne komunikacion APELOJMË, tek tё gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion ti përshtaten kushteve te rrugëve dhe shenjave tё trafikut.
Ndaj tё gjithё vozitёsve tё cilёt nuk posedojnë pajisjet dimërore tё caktuara me ligj, Policia do tё merr masa pёr kundёrvajtёsit konform ligjit.