Natën e Vitit të Ri, do të mbajë pranveror, me vranësira dhe intervale me diell, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, raporton Gazeta Sinjali.
Koordinatori dhe parashikuesi i motit në Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Besim Aliu, tha për Gazetën Sinjali se edhe gjatë festës së Vitit të Ri, do të ketë mot pranveror dhe jo të ftohtë.





