Pas këtyre temperaturave të larta që u regjistruan ditëve të fundit mbi vendin tonë, situata meteorologjike po ndryshon, duke bërë që merkuri në termometër të ulët mesatarisht për 3-8 gradë celsius.
Andaj, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vikendi parashihet të shoqërohet fillimisht me diell por gjatë ditës, kryesisht pjesët e dyta të ditës do të ketë kushte që vende-vende të ketë reshje dhe shkarkime rrufesh, por sipas këtij instituti, nuk do të regjistrohen sasi të mëdha të reshjeve.





