PRIZRENI ME RAJON

Mot me diell dhe vranësira për dy ditët e ardhshme

Mot me diell dhe vranësira për dy ditët e ardhshme
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Prill 2022, 17:01

Në Kosovë, gjatë dy ditëve të ardhshme, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës bën të ditur se vranësirat më të theksuara parashihen në relievin malor.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s”.

“Situata biometeorologjike dhe ajo agrometeorologjike paraqitet e mirë, pasi që është vërejtur një aktivitet pothuaj dinamik i elementeve dhe dukurive meteorologjike në troposferë”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika