Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil.
Të shtunën, në të gjithë vendin, do të ketë shi dhe në disa zona parashihet të shkaktohen vështirësi.
“Të premten, parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, kryesisht në perëndim të vendit dhe juglindje. Në viset kodrinoro-malore me lartësi mbidetare mbi 800m, reshjet do të jenë në formë dëbore. Të shtunën, reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin, intensiteti i tyre do të jetë mesatar dhe mesatarisht i lartë, duke krijuar mundësi që në disa zona të shkaktojnë vështirësi,” thuhet në një njoftim për media të IHK-së.






