PRIZRENI ME RAJON

Mot i vranët dhe me shi gjatë dy ditëve të ardhshme

Mot i vranët dhe me shi gjatë dy ditëve të ardhshme
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Mars 2022, 20:13

Nesër dhe të shtunën pritet që në vendin tonë të mbajtë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, do të ketë kushte edhe për zhvillim të vranësirave të dendura të cilat vende-vende mund të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre reshjeve të cilat do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe në bimësi përgjithësisht.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika