Partia Demokratike e Kosovës, në të gjitha nivelet dhe me të gjitha kapacitetet e saj, është duke u mobilizuar për pjesëmarrje masive në mbështetje të Marshit për Drejtësi – në shenjë solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së.
Kryetari Memli Krasniqi, anëtarët e Kryesisë, deputetët e Grupit Parlamentar, Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK, drejtorët, asamblistët, Degët, Nëndegët dhe aktivistët PDK-së në të gjithë Kosovën, kanë dalë në mbështetje të këtij marshi fuqishëm dhe në të githa format – për të dërguar një mesazh të qartë, të drejtë dhe të ndjerë tek ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Liria Ka Emër – UÇK!





