PRIZRENI ME RAJON

MKRS ndanë nga 3000 euro për 29 biblioteka në Kosovë, përfitojnë edhe biblioteka e Prizrenit dhe ajo e Dragashit

MKRS ndanë nga 3000 euro për 29 biblioteka në Kosovë, përfitojnë edhe biblioteka e Prizrenit dhe ajo e Dragashit
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Tetor 2021, 15:32

Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbështet financiarisht bibliotekat komunale përmes memorandumeve të bashkëpunimit.

Përmes këtyre memorandumeve do të mbështeteten gjithsej 29 biblioteka me nga 3,000 euro për pasurimin e fondit librar.

Buxheti i tërësishëm i ndarë për bibliotekat komunale është 87,000 euro.
Bibliotekat që kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit janë:

Biblioteka e Mitrovicës;
Biblioteka e Prizrenit;
Biblioteka e Gjilanit;
Biblioteka e Pejës;
Biblioteka e Gjakovës;
Biblioteka e Vushtrrisë;
Biblioteka e Podujevës:
Biblioteka e Ferizajt;
Biblioteka e Drenasit
Biblioteka e Skënderajit
Biblioteka e Fushë Kosovës
Biblioteka e Hanit të Elezit
Biblioteka e Junikut
Biblioteka e Kacanikut
Biblioteka e Obiliqit
Biblioteka e Klinës
Biblioteka e Lipjanit
Biblioteka e Malishevës
Biblioteka e Rahovecit
Biblioteka e Shtimes
Biblioteka e Suharekës
Biblioteka e Vitisë
Biblioteka e Vushtrrisë
Biblioteka e Komoranit
Biblioteka e Kamenicës
Biblioteka e Tërstenik
Biblioteka e Decanit
Biblioteka e Dragashit

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika