Javën që po lëmë pas, në Prizren ka qëndruar mjeku i njohur nga Turqia, Nexhat Kapllan, i cili në një konferencë ka folur për rëndësinë e sëmundjes së diabetit.
Pjesë e kësaj konference ku është folur rreth rëndësisë së sëmundjes së diabetit, nga mjeku nga Turqia, Necat Kaplan, ishin profesionistë shëndetësor si dhe qytetarë. Mjeku Kaplan, duke folur për temën e konferencës, tha se sëmundja e diabetit është shumë e rreziksihme, pasi ajo cenon çdo organ dhe qelizë të trupit njerëzor.
Ai tha më tej se, në bazë të informacioneve që posedon ai, vitin që lam pas, më shumë botën e ka pushtuar sëmundja e diabetit sesa koronavirusi, ku sipas të dhënave mbi 500 milionë njerëz janë të prekur nga kjo sëmundje e rrezikshme.





