LAJME

Ministria Vitia takohet me ambasadorin Orlando, diskutojnë për vaksinat dhe masat anti Covid

Ministria Vitia takohet me ambasadorin Orlando, diskutojnë për vaksinat dhe masat anti Covid
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Prill 2021, 13:13

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nikola Orlando. “Në këtë takim është biseduar për pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin me sfidën e pandemisë”Ministri Vitia ka falenderuar Italinë për mbështetjen që i ka ofruar Kosovës në luftën ndaj Covid-19.

Njoftimi i plotë i MSH-së:
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, z. Nicola Orlando.Në këtë takim është biseduar për pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin me sfidën e pandemisë.
Në këtë drejtim, Ministri Vitia ka falënderuar shtetin e Italisë për mbështetje konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në luftimin e COVID-19 përmes fuqizimit të kapaciteteve diagnostikuese, por edhe ekspertizës profesionale.

Ministri Vitia dhe Ambasadori Orlando janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi dhe, gjithashtu, kanë theksuar rëndësinë e zbatimit të masave kundër COVID-19 nga ana e të gjithëve në Kosovë si dhe monitorimin e zbatimit të tyre, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik të popullatës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika