PRIZRENI ME RAJON

Ministri Peci, dje vizitoi blegtorin zhurjan, Berat Muja

Ministri Peci, dje vizitoi blegtorin zhurjan, Berat Muja
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Shkurt 2023, 12:13

Ditën e diel, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar blegtorin nga Zhuri, Berat Muja, i cili po bënte qethjen e deleve, në prag të dërgimit të tyre për të kullotur në bjeshkë, ka njoftuar ministri përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook.

“Me qethjen e deleve hidhen hapat e parë të përgaditjes rreth daljes në bjeshkë.

Duhet punë e përkushtim të mbarështosh e të përkujdesesh deri në detaj për 1400 krerë dele e qingja, ashtu siç bën blegtori Berat Muja nga Zhuri i Prizrenit.

Ai, një blegtor i zellshëm më motivoi pas falenderimeve të shumta ndaj institucioneve të Kosovës për përkrahjen financiare qoftë përmes subvencioneve, qoftë përmes granteve.

Ai përveç se me blegtori, mbjell edhe rreth 22 hektarë grurë dhe për delet e tija përkujdeset në rreth 30 hektarë kullosa.

Qumshtin dhe mishin e deleve e plasojnë në tregun vendor e sidomos, djathin e Sharrit, si një nga produktet më të kërkuara në treg.

Përmes Programit për Zhvillim Rural – Grante 2022, si risi kemi përkrahur edhe përpunimin e leshit të deles, si fazë përmbyllëse e zinxhirit mbarështues.

Njëherit këtë vit, risi dhe në fokus do të kemi rritjen e Fondit Blegtoral të Kosovës, duke parë potencialin që blegtoria ka për zhvillim ekonomik të vendit dhe ekonomi rrethore.

Bukë e krypë e djath të Sharrit!”, ka shkruar ministri Peci.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika