Ministri i kulturës, Hajrulla Çeku, sot ka parë nga afër punimet gjatë zbatimit të programit ndërhyrjet emergjente – masat preventive dhe në restaurim dhe konservim të disa prej aseteve të trashëgimisë kulturore në rajonin e Prizrenit.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha.
Njoftimi i plotë:
Vizita e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në Prizren, për të parë nga afër punimet gjatë zbatim të programit ndërhyrjet emergjente – masat preventive dhe në restaurim dhe konservim të disa prej aseteve të trashëgimisë kulturore në rajonin e Prizrenit.
Janë rreth 20 projekte të cilat po zbatohen nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, prej të cilave disa po realizohen aktualisht dhe disa janë në prag të fillimit të punimeve ditëve në vijim.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.