SPORT

Mike Tyson e përshëndet me ‘shqiponjë’ boksierin shqiptar, Ermal Hadribeaj

Mike Tyson e përshëndet me ‘shqiponjë’ boksierin shqiptar, Ermal Hadribeaj
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Nëntor 2023, 14:55

Boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj ka arritur të fitojë titullin Ndërkombëtar WBC në peshën super të lehtë përballë Carlos Molina-s.

Hadribeaj triumfoi ndaj kundërshtarit të tij Molina në duelin që zgjati deri në raundin e nëntë, pasi shqiptari fitoi me “KO”.

I pranishëm në komentimin e përballjes ishte dhe legjenda e peshave të rënda në boks, Mike Tyson.

Në momentin e festimit të titullit nga Ermali, Tyson e përshëndeti duke formuar simbolin e shqiponjës me duar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika