Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren për vazhdimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji mësuesit në pension, Fazli Kikajt, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës, Marcel Lekaj, i cili ka bërë të ditur se Kikaj mbetet në paraburgim deri më 27 qershor.
“Ndaj të pandehurit F.K., Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm,– Gjyqtari i procedurës paraprake me datë 26.05.2022,. ka marrë Aktvendim dhe ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, e cila masë mund të zgjasë deri më datë 27.06.2022, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ofrim i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç nga neni 231 par. 1 të KP-së”, thuhet në përgjigjen e Lekajt për Sinjalin.





