Mësimdhënësit e shkollës dhe të gjimnazit “Loyola” kanë marrë pjesë në Programin Ndërkombëtar të Mësimdhënies si pjesë e bashkëpunimit me institucionet arsimore në Gjermani.Sipas njoftimit të gjimnazit “Loyola” ky aktivitet është realizuar në saje të partneritetit me dy universitete gjermane.
Mësimdhënësit nga “Loyola” marrin pjesë në Programin Ndërkombëtar të Mësimdhënies në Gjermani

“Në kuadër të bashkëpunimit shumëvjeçar me Universitetin e Hildesheim-it dhe atë të Hannover-it, disa mësimdhënës të Loyola Gymnasium përkatësisht prof. Vezire Krasniqi, prof. Maksut Pirku, prof. Besnik Dakaj si dhe mësueset e Loyola-Fillore Bardha Ademaj dhe Hygerta Thaçi, morën pjesë në Programin Ndërkombëtar të Mësimdhënies”, thuhet në njoftim.
Gjatë qëndrimit në Gjermani, sipas njoftimit këta mësimdhënës janë njoftuar më afër me sistemin arsimor gjerman, kanë ndjekur zhvillimin e orëve në gjimnazin Andreanum dhe në shkollën Alter Markt, si dhe kanë pasur mundësinë që të kuptojnë më thellë mënyrën se si përgatiten mësimdhënësit në këto institucione.
“Përveç vizitës në Universitetin e Hildesheim-it dhe atë të Hannover-it, mësimdhënësit e Asociation Loyola – Gymnasium prezantuan shkollat tona (Fillore, SHMU dhe SHML) dhe diskutuan mundësitë për bashkëpunime të ardhshme. Në ditën përmbyllëse, ata u takuan edhe me studentët gjermanë të cilët në fillim të vitit të ardhshëm shkollor do të vijnë në Asociation Loyola – Gymnasium për një praktikë trejavore në mësimdhënie”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Poslisht të Prizrenit

Nxënësit e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren promovojnë biodiversitetin përmes iniciativave praktike

Zjarr në një fabrikë stiropori në Mushnikovë, dëme mbi 400 mijë euro

