LAJME

Kurti dhe Abdixhiku po zhvillojnë takim në Kuvend

Kurti dhe Abdixhiku po zhvillojnë takim në Kuvend
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Tetor 2026, 15:51

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë duke zhvilluar një takim.

Burime të televizionit Dukagjini bëjnë të ditur se takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut po zhvillohet në ambientet e Kuvendit.

Takimi vjen një ditë pas takimit të Kurtit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Nga takimi i së premtes mes Kurtit dhe Hamzës nuk u bë e mundur ndonjë marrëveshje konkrete.

Bisedimet mes liderëve politikë po zhvillohen kur mbetet pak kohë për zgjedhjen e Presidentit.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur presidentin e ri. Në rast se kjo nuk ndodh brenda afatit kushtetues, vendi shkon në zgjedhje të reja.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika