LAJME

Kurti takon ambasadorët e SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë: Diskutuam për stabilitetin institucional dhe rrethanat e krijuara pas 16 shtatorit

Kurti takon ambasadorët e SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë: Diskutuam për stabilitetin institucional dhe rrethanat e krijuara pas 16 shtatorit
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Tetor 2026, 14:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takime të ndara të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, si dhe ambasadorin e Gjermanisë, Rainer Rudolph.

Sipas Kurtit, gjatë takimeve ai ka pranuar urime për formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri, ndërsa me diplomatët ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, mundësitë për avancimin e bashkëpunimit, përparimin demokratik, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe proceset integruese të Kosovës.

Në fokus të bisedimeve, sipas Kryeministrit, kanë qenë edhe zhvillimet aktuale në Kosovë dhe nevoja për stabilitet institucional, veçanërisht në rrethanat e krijuara pas 16 shtatorit.

Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë ndaj Kosovës.

“Republika e Kosovës është gjithmonë falënderuese dhe përherë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të ShBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë”, ka shkruar Kurti.

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika