LAJME

Merz uron Kurtin: Kapërceni dallimet partiake për të zgjidhur çështjet institucionale

Merz uron Kurtin: Kapërceni dallimet partiake për të zgjidhur çështjet institucionale
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Tetor 2026, 11:18

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i ka dërguar letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në rizgjedhjen e tij në këtë detyrë. Ai ka theksuar se tash kjo i lë mundësi Kurtit që të ndërtojë ura “përtej ndarjeve partiake” për të zgjidhur edhe çështjen e presidentit.

Merz ka përmendur edhe përparimin në dialogun Kosovë-Serbi si të rëndësishëm të bëhet.

“Kosova po lë pas muaj të tërë pasigure politike, të cilët i kanë kushtuar shumë vendit. Konfirmimi i zgjedhjes suaj ofron mundësinë për të ndërtuar ura përtej ndarjeve partiake, për të zgjidhur çështje të hapura institucionale dhe për të çuar përpara reformat e nevojshme. Veçanërisht, mbetet e rëndësishme që të arrihet përparim thelbësor në dialogun e normalizimit me Serbinë, të udhëhequr nga BE-ja”, shkruan në letër.

Merz ka përsëritur se Gjermania qëndron edhe më tej e vendosur në krah të Kosovës.

“Ne jemi të lidhur me popullin e Kosovës përmes një miqësie të veçantë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika