Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, me rastin e rizgjedhjes së tij në detyrën e kryeministrit.
Në letrën e tij, Merz e ka uruar Kurtin për mandatin e ri, duke theksuar se Kosova ka lënë pas një periudhë të gjatë pasigurie politike, e cila, sipas tij, i ka shkaktuar vendit kosto të larta.
“Ju përgëzoj përzemërsisht për rizgjedhjen Tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Merz.





