ryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë me dije se do të takohet sërish me kryeministrin Albin Kurti.
Këtë, ai e bëri të ditur pas përfundimit të takimit mes Grupit Parlamentar të PDK-së.
Hamza tha se takimi nis në orën 16:30.
Kujtojmë se edhe të premten, dyshja u takuan për diskutime në lidhje me çështjen e presidentit dhe me projektligjin e PDK-së për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Qeveria mbrëmë bëri me dije se e ka proceduar në Kuvend përgjigjen e vet në lidhje me projektligjin në fjalë.





