PRIZRENI ME RAJON

Mërgimtarit prizrenas i humbin targat zvicrane të veturës, kërkon ndihmë për gjetjen e tyre

Mërgimtarit prizrenas i humbin targat zvicrane të veturës, kërkon ndihmë për gjetjen e tyre
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Korrik 2021, 09:05

Mëngjesin e ditës së sotme, një mërgimtar nga Prizreni i cili kishte ardhur për pushime në Kosovë nga Kantoni Aargau të Zvicrës, është paraqitur në zyret e Televizionit të Prizrenit me ç’rast ka kërkuar ndihmë dhe ka dhënë informacione për humbjen e targave të veturës së tij në rrugën Prizren- Vërmicë.

Luten qytetarët që kanë ndonjë informacion për targat e humbura : AG 346 973 të lajmëroj në këtë numër telefonit: 044 971 838 .

Mërgimtari, ka treguar se mungesa e targave të veturës së tij, do t’i paraqes vështirësi dhe probleme gjatë kthimit për në shtetin zviceran ku jeton dhe vepron ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika