LAJME

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren mirëpret studentët e rinj për vitin akademik 2026/2027

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren mirëpret studentët e rinj për vitin akademik 2026/2027
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Tetor 2026, 20:13

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka mirëpritur të mërkurën studentët e rinj, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2026/2027.

Në ceremoninë e pritjes, rektori i universitetit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, dhe prorektorja, Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj, u uruan mirëseardhje studentëve, duke u dëshiruar suksese në rrugëtimin e tyre akademik.

Ndërkaq, kryetari i Parlamentit Studentor, Riad Bislimaj, theksoi rëndësinë e angazhimit dhe bashkëpunimit studentor gjatë viteve të studimit.

Gjatë aktivitetit, studentët e rinj u njohën me ambientet universitare, shërbimet studentore dhe mundësitë që ofron universiteti, si dhe me jetën akademike dhe studentore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika