LAJME

Fëmijët e dëshmorëve dorëzojnë në Qeveri uniformën e UÇK-së dhe dosjet për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Fëmijët e dëshmorëve dorëzojnë në Qeveri uniformën e UÇK-së dhe dosjet për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Tetor 2026, 18:08

Djemtë dhe vajzat e dëshmorëve të UÇK-së janë lejuar nga Policia e Kosovës të hyjnë në oborrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku kanë dorëzuar një uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe dosje me materiale që lidhen me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Sipas organizatorëve, në dosjet e dorëzuara janë përfshirë edhe emrat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, së bashku me propozimet për ndryshimet e kërkuara në ligj.

Nisma vjen në një kohë kur në Kuvend është rikthyer në diskutim ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Partia Demokratike e Kosovës dorëzoi në Kuvend një projektligj për plotësimin dhe ndryshimin e këtij ligji.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika