Një person është arrestuar mbrëmë në fshatin Korishë të Prizrenit, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një bashkëfshatari.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:30, ndërsa viktima, rreth 31 vjeç, ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë.
Policia ka arrestuar në vendngjarje të dyshuarin, rreth 33 vjeç, ndërsa gjatë intervenimit i janë sekuestruar arma e zjarrit dhe municioni, të dyshuara se janë përdorur në rast.







