Home PRIZRENI ME RAJON Mërgimtarët, vëllezërit Sope, ndihmojnë skamnorët për festën e Kurban Bajramit, i bashkangjiten edhe bamirës të tjerë

Mërgimtarët, vëllezërit Sope, ndihmojnë skamnorët për festën e Kurban Bajramit, i bashkangjiten edhe bamirës të tjerë

0
Mërgimtarët, vëllezërit Sope, ndihmojnë skamnorët për festën e Kurban Bajramit, i bashkangjiten edhe bamirës të tjerë

Përmes një postimi në facebook kryetari i Bashkësisë Lokale në Zhur, Behar Begaj, ka njoftuar se vëllezërit Sope që punojnë dhe veprojnë në mërgim, një person nga Vërmica i cili ka dashur të mbetet anonim dhe pronari i furrës së bukës “Aroma” në Zhur u kanë dalur në ndihmë skamnorëve për festën e Kurban Bajramit.

Njoftimi i plotë:

Tradita shumvjeçare vazhdon;

E filluam para shumë vitesh së bashku me humanistin,tashmë të ndjerin, z.Elez Sope dhe po e vazhdojnë me krenari pasardhësit e tij vëllezërit Sope.

Edhe pse ata kanë kërkuar që të mbeten anonim, ne nuk mund të mos i përmendim dhe të mos i falenderojmë vëllezërit Sope sepse janë ata që sa herë kërkohet ndonjë përkrahje,deri më sot nuk ka munguar asnjëherë.

Faleminderit vëllezër Sope!

Allahu qoftë i kënaqur me punët dhe veprat tuaja të mira!

Këtij aksioni iu bashkangjit edhe një person anonim nga Vërmica i cili dhuroi 10 Kurban për nder të festës së Kurban Bajramit.

Allahu ja shpërbleft me të mira!

Pos kësaj,mbeshtetje vjen edhe pronari i furrës së bukës ‘Aroma’ në Zhur z. Gëzim Ninaj ,i cili dhuroi 1000 kg miell për familjet në nevojë.

Nuk dua të jetë hera e fundit, do më keni përkrah edhe herave tjera u shpreh pronari i furrës Aroma.

Një falenderim shkonë edhe për vëllezërit Nertil dhe Azir Rizanaj për prerjen e këtyre kurbanëve.

Në emrin tim personal, në emër të komisionit për ndihma,si dhe në emër të familjeve në nevojë,falenderojmë humanistët,qofshi faqebardhë!

Me respekt kryetari i BL Zhur Behar Begaj!

Urime Kurban Bajrami!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here