Përmes një postimi në facebook kryetari i Bashkësisë Lokale në Zhur, Behar Begaj, ka njoftuar se vëllezërit Sope që punojnë dhe veprojnë në mërgim u kanë dalur në ndihmë skamnorëve në prag të muajit të Ramazanit.
Njoftimi i plotë:

Së bashku bëjmë gjëra të mira!
Sot për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, vëllezërit: Latif,Bekri,Behar dhe Riad Sope kan menduar që ti ndihmojnë familjet në nevojë jo vetëm në Zhur por edhe më gjerë me pako ushqimore dhe miell.
Nga nesër dhe gjatë gjithë muajit të Ramazanit, të gjitha familjet në nevojë mund të marrin bukë falas tek furra Aroma në Zhur.
Ata urojnë të gjithë besimtarëve musliman muajin e shenjtë të Ramazanit!
Në emrin tim, të komisionit për ndihma dhe në emër të familjeve në nevojë në Zhur, i falenderojmë vëllezërit Sope për zemërgjerësin e tyre!
Allahu i shpërbleftë të gjithë ata bamirësa që ndihmojnë familjet në nevojë!
Ju urojmë agjerim të lehtë!
Me respekt kryetari i BL.Zhur Behar Begaj!
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.