PRIZRENI ME RAJON

Me flakadanë, Krusha kërkon zbardhjen e fatit të të zhdukurve me forcë

Me flakadanë, Krusha kërkon zbardhjen e fatit të të zhdukurve me forcë
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Gusht 2022, 10:03

Në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve me forcë, në fshatin Krushë e Madhe janë ndezur 64 flakadanë si simbolikë për të zhdukurit me dhunë më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, kur u vranë u masakruan e u zhduken 221 persona nga ky fshat.

Flakadanët janë ndezur pranë varreve të zbrazëta të këtyre 64 personave që ende janë në listën e të zhdukurve.

Përfaqësuesi i familjarëve të fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti tha se kjo është një protestë për atë se çfarë ka ndodhur me familjarët e tyre 23 vjet më parë.

Ai ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të bëjë më shumë në zbardhjen e fatit të këtyre personave meqë sipas tij një pjesë e fajit bie edhe mbi ata./rtklive

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika