Në fillim të muajit dhjetor, fotografët shqiptarë mbështetur nga “Dardania SPORT” kanë publikuar një kalendar të vitit të ri 2023. Ky kalendar i është kushtuar fëmijëve me kancer, dhe se mjetet e grumbulluara nga shitja e kalendarëve i janë dedikuar organizatës “Care for Kosovo Kids” e cila përkujdeset për këta fëmijë. Gjatë ditës së djeshme, mjetet e grumbulluara në shumë 3210 euro, i janë dhuruar drejtuesve të “Care for Kosovo Kids”, ka njoftuar përmes një postimi në facebook iniciuesi i këtij aksioni humanitar, fotografi i mirënjohur prizrenas, Liridon Shala.
“Të bashkuar mund të bëjmë gjëra të bukura e te dobishme! Në emër të fotografëve, Care for Kosovo Kids dhe engjujve të vegjël, falënderojmë gjithsecilin nga ju që keni kontribuar me blerjen e kalendarit, njerëz të mirë nga Kosova, Shqipëria e diaspora 🙏. I dëshirojmë shërim të shpejtë fëmijëve 💝 Falënderim i veçantë për fotografët që bënë të mundur realizimin e projektit: Abdultaip Neziri, Astrit F. Hoti, Arben Berisha, Bajrush Ahmeti, Bleron Çaka, Edi Vataj, Kenan Ejupi, Drin Imeri dhe Egzon Bytyqi.”, ka shkruar ai.
Falënderues për këtë donacion të rëndësishëm, janë shprehur edhe drejtues të organizatës. “Po e përmbyllim këtë vit me iniciativën e ,Liridon Shala dhe fotografëve shqiptarë, të cilët kanë përgatitur kalendarin e vitit të ri 2023 dhe të gjitha mjetet në vlerë 3210€ nga shitja e tyre i kanë dhuruar për “Care for Kosovo Kids” për të ndihmuar fëmijët me kancer.








