Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrare ka njoftuar se gjatë ditës së premte është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin e Veprimit për Transparencë në Komunën e Prizrenit 2023-2027. Hapjen e konsultimit publik është bërë nga Ymer Berisha, udhëheqës i njësisë për komunikim me publikun në Komunën e Prizrenit, i cili është shprehur se edhe këtë dokument, si zyrtarë komunalë, është ndarë me gjithë qytetarët e Komunës pasi ky dokument është i publikuar edhe në rrjetet sociale të Komunës, platformën e konsultimeve publike si dhe pas funksionimit të ueb faqes, është publikuar edhe aty.
Njoftimi i plotë:
“Dokumenti është hartuar nga grupi punues i formuar nga Kryetari i Komunës dhe se pjesë e grupit është edhe shoqëria civile që vepron në Komunën e Prizrenit. Të gjitha komentet dhe sugjerimet e dhëna janë inkorporuar në dokumentin të cilin e keni para vetës dhe se nëse keni ndonjë koment ne do ta kemi parasysh dhe do t’i diskutojmë me anëtarët e grupit punues në takimin e fundit ku edhe do t’i diskutojmë komentet e sotme, gjithashtu, edhe komentet eventuale që mund të vijnë në formë elektronike apo edhe në formë fizike”, tha Berisha.
Qytetari Bashkim Gashi, tha se e ka vërejtur që nuk është duke funksionuar ueb faqja por që ditëve të fundit është rregulluar dhe projekt-planin e ka parë se si është përgatitur i gjithë plani por që konsideroi se në kuadër të planit duhet të jenë edhe këto pika:
Të parashihet që në ueb faqe të jetë një rubrikë pyetjet dhe përgjigjet e drejtorëve për anëtar të kuvendit; publikimi i pyetjeve dhe përgjigjeve në ueb faqe; formimi i grupit punues për monitorimin e zbatimit të planit; raportimi në kuvend për zbatimin e planit si dhe hapësirë që ky plan të bëhet plotësim-ndryshim varësisht nga ndryshimet ligjore që mund të vijnë në vitet në vazhdim.
Haziz Krasniqi, zyrtar përgjegjës për konsultime publike, potencoi se plani është në konsultim publik që nga 15.11.2022 dhe në konsultim do të jetë deri më 15.12.2022 dhe qytetarët e interesuar, komentet, vërejtjet, sugjerimet mund t’i dërgojnë deri më 15.12.2022 në këto e-mail-a: Ymer.Berisha@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .
Ndërsa projekt planin mund ta gjeni të publikuar në ueb faqe:
https://kk.rks-gov.net/…/planet-ne-konsultim-publik/
si dhe në Platformën e Konsultimeve Publike: http://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php
