Nën organizimin e Klubit të Çiklisteve Pro Bike Prizren me mbështetjen e Komunës së Prizrenit Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik është realizuar me suksese aktiviteti me biçikleta në kuadër të projektit “Pedalojmë së bashku në kohë: Prizreni, ‘muzeu nën qiellin e hapur’”.
“Jemi të lumtur të ndajmë me ju një eksperiencë të mrekullueshme që ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, i njohur për pasurinë e tij të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Në këtë aventurë të veçantë, pjesëmarrësit nga komunitetet të ndryshme të jetojnë në Prizren, nën udhëheqjen e guides dhe historianit Dr. Shasivar Kabashi, kanë pedaluar nëpër rrugët e Prizrenit për të njohur më afër monumentet e trashëgimisë kulturore dhe historike”, thuhet nga organizatorët.








