Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të shtunën ka certifikuar rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 20 nga 21 komunat, të cilat u mbajtën më 14 nëntor 2021.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, me përjashtim të rezultateve të kandidatëve të për Kryetar të Komunës së Dragashit, ku për këtë komunë është parashtruar ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me rezultatin e votimit të jashtë Kosovës.
Shpallen rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, përveç Dragashit
KQZ javë më parë ka certifikuar edhe rezultatet përfundimtare për 38 Kuvendet Komunale që u mbajtën më 17 tetor 2021.
Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, kryetarët dhe asamblistët e zgjedhur mund të marrin mandatin 15 ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, e kjo bëhet me thirrjen e mbledhjes inauguruese.







