- Reklama -

Marku, pasi ia ndryshuan kundërshtarin: “Mos mi sillni të dobëtit, i dua më të mirët”

Florian Marku vs Jamie Stewart, gjithçka gati për super meçin e sotëm të boksierit shqiptar.

Boksieri shqiptar, Florian Marku, do të jetë njëri nga sportistët që do të zbresë sonte në ring, ku dueli kryesor do të jetë ai mes Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev.

- Reklama -

Marku ka bërë ditën e djeshme edhe matjet zyrtare dhe është gati për meçin e sotëm.

“Unë dua të ndeshem me çdo kënd që mendon që është më i miri në këtë divizion, mos mi sillni djemtë që kanë rekorde të këqija, dua të ndeshem me më të mirët, s’ka rëndësi se kush është, kur ata hyjnë në ring me mua, ndryshojnë”, u shpreh marku.

“Faleminderit për mundësinë, sa i përket kundërshtarit tim, të them të drejtën nuk e kuptova çfarë tha, mua nuk më intereson kush është para meje, e kam pritur këtë moment shumë gjatë. Unë e shoh atë si diçka që është ndërmjet meje dhe ëndrrave që i kam”, shtoi Marku i lumtur për mundësinë që do të luftojë në natën ku Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev luftojnë për më të mirin e botës në kategorinë e rëndë.

Për Florian Markun tifozët shqiptarë janë ata që “bëjnë diferencën”, ai ka përkrahjen edhe të britanikëve.

“Tifozët britanik nuk më njohin mirë, nuk jam i ri në këtë lojë, luftoj që nga mosha 12 vjeçare dhe kam qenë katër herë kampion bote. Tifozët e mi e dinë se kush jam dhe më kanë ndjekur që nga fillimi, por tifozët e mi shqiptarë e bëjnë diferencën, ata i mbushin stadiumet kudo që shkoj”.

Kujtojmë se meçi kryesor është ai mes Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev që do të luftojnë për më të mirin e botës në kategorinë e rëndë, fituesi i rrëmben katër breza IBF, WBA, WBO dhe IBO që aktualisht janë të Joshuas. /Gazeta Express/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Trepça – Bashkimi

Në ”Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, po...

S’ndalet Bashkimi, pritet të përforcohet edhe me një lojtar të huaj

Skuadra e Bashkimit shumë shpejtë mund të sjellë një...

Mundësi çeçen i cili e përfaqëson Shqipërinë fiton medalje të bronztë botërore në Beograd

Mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov ka arritur tjetër sukses...

Nxënësit e QK “11 Marsi” shpallen kampionë republikanë në Ping Pong

Me një paraqitje të shkëlqyer dhe përkushtim të jashtëzakonshëm,...

“Shqiponjat fluturojnë përsëri” – Bad News Eagles konfirmojnë rikthimin

Bad News Eagles po rikthehen zyrtarisht dhe këtë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort