Gjatë seancës së djeshme të Asamblesë Komunale në Suharekë, është miratuar unanimisht kërkesa e Grupit të Grave Asambleiste që Mamografia në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuqi” në Suharekë të jetë pa pagesë çdo muaj të vitit.
Në kërkesën e tyre, Grupi i Grave Asambleiste kanë theksuar se kjo do të ndihmojë shumë në parandalimin e përhapjes së sëmundjes së kancerit të gjirit.






