Mospërputhjet në shifrat e të infektuarve me COVID-19 në raportin 24 orësh në komunën e Malishevës janë bërë të përditshme.Sipas Artan Paçarizit rezultatet që konfirmohen nga ta me thirrjet që bëjnë tek të infektuarit dhe ato që i bën publike Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dallojnë me të madhe.
Sipas tij, pavarësisht se kanë bërë edhe ankesë në dy institucionet relevante përgjigje nuk kanë marrë.





