PRIZRENI ME RAJON

Malisheva shpall “Qytetar nderi” tri personalitete

Malisheva shpall “Qytetar nderi” tri personalitete
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Nëntor 2022, 14:46

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se Asambleja Komunale ka marrë vendim që t’i shpallë “Qytetar Nderi” të Komunës së Malishevës tri personalitete, me veprimtarinë e tyre dhe të familjeve të tyre, sipas tij, sot krenohet gjithë shqiptaria.

“Qytetar nderi “ i Komunës së Malishevës, janë shpallur këto personalitetet:

1. z. Xhemal Jashari, vëllai i Dëshmorit të Kombit Ismet Jashari – Komandant Kumanova, njëri ndër luftëtarët dhe komandantët më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që asokohe ishte bërë burim frymëzimi për luftëtarët e lirisë në mbarë Kosovën.

2. z. Skënder Sinani, vëllai i Dëshmorit të Kombit Tahir Sinani, ku me veprimtarinë dhe heroizmin e tij dhe gjithë familjes së tij sot ndihemi krenar të gjithë ne, gjithë Malisheva, gjithë Kosova dhe gjithë Shqiptaria.

3. z. Shpëtim Idrizi, deputet në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, i cili mbrojti luftën e UÇK-së në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe bëri organizime brenda dhe jashtë Shqipërisë për promovimin dhe zgjidhjen e çështjes çame.

“Ceremoninë solemne të dhënies së çmimit “Qytetar Nderi” i Komunës së Malishevës, për këto personalitete të nderuara, do ta bëjmë pikërisht në seancën solemne që Komuna e Malishevës do të mbaj me rastin e shënimit të Festave të Nëntorit”, ka thënë Kastrati.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika