Klubi i shahut për gra dhe vajza “Malësorja e Kosovës” nga qyteti i Prishtinës pjesë e së cilës janë ehe disa fëmijë të SOS Fshatit, ditë më pare vizituan shoqatën “Hadër” në Prizren, me të cilët zhvilluan një lojë miqësore shahu.
Themeluesja e këtij klubi, Shërie Gërbeshi, u shpreh tejet e kënaqur me mikpritjen që iu bë atyre në këtë qytet. Ajo theksoi se qëllimi i kësaj gare ishte zhvillimi dhe socializimi i fëmijëve, teksa i vlerësoi si mjaft të rëndësishme aktivitete të tilla në komuna të ndryshme të Kosovës.





