PRIZRENI ME RAJON

LVV në Prizren: Raporti i ZKA-së për Komunën e Prizrenit pasqyron veprimet e paligjshme të kryetarit Shaqir Totaj, për vitin 2022

LVV në Prizren: Raporti i ZKA-së për Komunën e Prizrenit pasqyron   veprimet e paligjshme të kryetarit Shaqir Totaj, për vitin 2022
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Korrik 2023, 16:35

Përmes një komunikate për media Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren njofton se Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për vitin 2022, pasqyron edhe një herë veprimet e paligjshme të kryetarit Shaqir Totaj dhe drejtorëve të tij në ekzekutivin komunal në Komunën e Prizrenit.

Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit ka gjetur këto shkelje ligjore të Komunës së Prizrenit:

– Vonesa në realizim të projekteve kapitale dhe mos mbulim i kontratave me siguri të ekzekutimit.

– Vonesa në pagesën e obligimeve financiare.

– Parregullësi në procedurat e prokurimit publik.

– Zotimi i mjeteve financiare në SIMFK pas nënshkrimit të kontratave publike.

– Parregullësi në proceset e subvencionimit të OJQ – ve dhe fermerëve.

– Kosto shtesë si rezultat i pagesave nga vendimet gjyqësore / përmbarimore.

– Ndërrim i kontratës së punës me kohë të caktuar, në kontratë me kohë të pacaktuar.

– Mos verifikimi i 20% të gjendjes aktuale të objekteve.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren, edhe një herë i bënë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të merret me hetimin e të gjeturave të Auditorit, për të cilat, ne thellësisht besojmë se janë shkelje ligjore dhe kualifikohen si vepra penale.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika