PRIZRENI ME RAJON

“Loyola” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të kimisë

“Loyola” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të kimisë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Janar 2022, 19:01

Gjimnazi ‘Loyola” në Prizren, ka shpallur konkurs për një vend të lirë pune: një mësimdhënës ose mësimdhënëse të kimisë, me normë të plotë, por me kohë të caktuar, prej 01.02.2022 deri më 31.07.2022.

Njoftimi nga Asociation “Loyola-Gymnasium”:

VEND I LIRË PUNE

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune:

Një mësimdhënës ose mësimdhënëse të kimisë, me normë të plotë, por me kohë të caktuar, prej 01.02.2022 deri më 31.07.2022.

Kushtet që duhet të plotësohen:

-Diploma e fakultetit përkatës (është e preferueshme grada master);
-Letër motivuese;
-CV;
-Të jetë banor i Kosovës (kopje e letërnjoftimit);
-Vërtetimin se nuk është nën hetime.

Kandidatët që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomë të nostrifikuar nga MASHT-i.

Dokumentet shtesë:

-Certifikata të trajnimeve;
-Referenca etj.

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në zyrën e administratës qendrore, nga sot, deri më 23.01.2022, drejtpërdrejt ose përmes postës elektronike në: alg-info@alg-prizren.com.

Për çdo pyetje, ju lutemi shkruani në alg-info@alg-prizren.com ose na telefononi në +383 44 434 087.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika