PRIZRENI ME RAJON

“Loyola – Gymnasium” arrin 81.45 për qind në testin e arritshmërisë

“Loyola – Gymnasium” arrin 81.45 për qind në testin e arritshmërisë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Qershor 2022, 14:52

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), nxënësit e klasave të nënta të “Loyola-Gymnasium” kanë treguar rezultat të jashtëzakonshëm në Testin e Arritshmërisë. Në këtë test, nxënësit tanë kanë shënuar arritshmërinë 81.45 për qind.

Pas punës me përkushtim, pasion e profesionalizëm, një rezultat i tillë na bën të lumtur të gjithëve në ALG dhe na motivon për të vijuar tutje përmbushjen e misonit tonë fisnik e të shenjtë, thuhet në një njoftim në faqen zyrtare të këtij institucioni arsimor, ndër më të suksesshmit në vendin tonë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika