Sapo ka përfunduar në stadiumin “ Përparim Thaçi” në Prizren, ndeshja e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Lirisë dhe Llapit nga Podujeva, e cila përfundoi me rezultat 2:3 në favor të mysafirëve.
Përkundër faktit se vendasit kaluan në epërsi të parët përmes Liridon Fetahaj nga penalltia, mysafirët ia dolen që të përmbysin rezultat qysh në pjesëlojen e parë të takimit duke shënuar dy gola.





