LAJME

Lirohet Sali Berisha

Lirohet Sali Berisha
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Nëntor 2024, 09:42

Kreu i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është liruar nga arresti shtëpiak.

Gjykata ka vendosur për lirimin e  Berishës nga masa e arrestit shtëpiak.

“Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase. Ne kemi një vit e ca luftë me Irena Gjokën. Qëndrimi i Strasburgut është determinant dhe ka një rol parësor në këtë punë. SPAK le të bëjë çfarë të dojë. Por duhet të ulë kokën sepse i ka hipur një kali për sprapthi”, deklaroi avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, raporton “Top Channel”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika