Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Vërmicë të Prizrenit, ku dy shtetas të Sirisë dyshohet se u qëlluan me armë zjarri nga disa persona. Sinjali raportoi se njëri nga ta ka arritur që të kërkojë ndihmë mjekësore, ndërsa tjetri u gjet pa shenja jete pas disa orësh kërkimi në një mal.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 16-vjeçari që po trajtohej në Spitalin rajonal të Prizrenit, është liruar nga hospitalizimi pasi që gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.





