- Reklama -

Lirohen pas 48 orëve dy serbët që ishin arrestuar në Prizren – të njëjtit u tha se ishin oficerë aktiv të sigurisë së Serbisë

Dy serbët që u arrestuan të dielën në Prizren, janë liruar pas ndalimit të tyre prej 48 orësh.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte thënë se të njëjtit janë oficerë aktiv të sigurisë së Serbisë.

“Grupi i dytë, me 12 persona, është ndaluar në Prizren, teksa po strehoheshin në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë. Edhe në këtë grup ishin dy oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe”, deklaroi Sveçla.Lirimin e tyre e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

- Reklama -

Ndalimi i 12 serbëve në Prizren, Kryeprokurori: 10 prej tyre janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve
“Lidhur me rastin e fundit, ju informojmë se pas ndalimit të të pandehurve për 48 orë, prokurori i çështjes ka analizuar të gjitha provat dhe rrethanat e paraqitura gjatë fazës fillestare të hetimit.

Bazuar në këtë vlerësim profesional dhe të pavarur, është konstatuar se aktualisht nuk ekziston dyshimi i bazuar, si standard i nevojshëm ligjor për të justifikuar paraqitjen e kërkesës për masën e paraburgimit apo ndonjë masë tjetër për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.
Tutje në përgjigje është thënë se prokurori i çështjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet tjera hetimore duke përfshirë edhe marrjen në pyetje të të pandehurve.

“Prokuroria mbetet e përkushtuar të veprojë me përgjegjësi të lartë, duke respektuar të drejtat e palëve dhe duke siguruar zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë dhe objektive”, thuhet në njoftim.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, kishte bërë të ditur se rasti ishte zbuluar pas veprimeve operative-hetimore të ndërmarra nga sektori i hetimeve në Prizren.

Nga 12 serbët e arrestuar në Prizren, dy u ndaluan për prezantim të rremë si pjesëtarë të MUP-it
“Sot, më 06.04.2025, rreth orës 12:00, tri vetura me targa serbe, në të cilat ndodheshin 12 persona – shtetas të Serbisë – janë ndaluar te ura e ‘Arastës’. Personat dhe veturat janë kontrolluar dhe më pas janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren për legjitimim dhe intervistim”, ka deklaruar Gashi.
Ai sqaroi se paraprakisht këto vetura ishin parë të parkuara në kompleksin e objektit fetar Bogosllovisë në Sheshin Shatërvan.“Pas intervistimit, dhjetë persona janë liruar, ndërsa dy të tjerët janë ndaluar pasi u prezantuan si pjesëtarë të MUP-it serb, por nuk kishin asnjë dokumentacion që e dëshmonte një gjë të tillë,” deklaroi të dielën Gashi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort