Janë liruar dy djemtë e ish-deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj, Florenti dhe Fatoni, që u arrestuan të dielën pas një përleshjeje që kishte ndodhur në stadium.
Lajmin e ka konfirmuar ish-deputeti Ukaj, i cili tha se djemtë e tij janë liruar menjëherë pas deklaratës.
“Djemtë i kanë lshu, ndeshje e futbollit kanë qenë, janë rreh shikuesit në mesin e tyre kanë qenë edhe djemtë e mi dhe djali i vëllaut. Prej stadionit i kanë marrë e kanë dhanë deklaratën dhe i kanë liru. As pala tjetër nuk është e lënduar, as ne nuk i njohim këta djemtë”- tha për Insajder ish-deputeti, Xhavit Ukaj.
Pas lirimit, një foto ka shkrepur djali i Xhavitit, Fatoni, i cili ishte njëri nga të arrestuarit.