Me tregolëshin e të disponuarit për Lojë, Prince Tijueze, dhe dy golave të shënuar nga, Astrit Berisha dhe Blendi memaj, skuadra e Lirisë së Prizrenit, para shikuesve të vet ka mposhtur bindshëm një nga skuadrat më cilësore në rangun e dytë të garave në futbollin kosovar KF “ Istogu” me rezultat 5:2.
Liria vazhdon luftën për rikthim në elitë, mposht bindshëm Istogun 5:2

Pjesa e parë e takimit u mbyll me dygolëshin e sulmuesit këmbëshpejtë, Princë Tijueze, me ç’rast skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e prizrenasve. Serinë e nisur të golave, Tijueze e vazhdoi edhe në fillim të pjesëlojes së dytë, ndërsa epërsinë në 5:0 e thelluan vendasit me Berishën dhe Memajn. Krejt në fund të takimit, mysafirët nga Istogur realizuan dy herë nga 11- metërshët, duke ngushtuar pak epërsinë e thellë të prizrenasve, përmes Eldar Kelmendit dhe Dion Berishës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

